Arsyet për të Dhuruar: Të Kuptojmë Pse Njerëzit Janë Filantropik

Gjatë rrjedhës së këtij bllogu, kemi shkruar mbi mënyra të ndryshme se si filantropia mund të manifestohet këtu në Ballkan dhe diku tjetër. Ju mund të dhuroni pak në mënyra të mëdha. (Po, unë e them shpesh këtë, por është diçka e rëndësishme për t’u mbajtur mend.) Duke u kthyer pas tek koncepti jonë për filantropinë në një kuptim më të gjerë: e gjitha ka lidhje vetëm me dashurinë. Por duke qenë se jemi njerëz, priremi të bëhemi pak egoist. Pra, pse dhurojmë ne?

E pra, përgjigja është pak komplekse. Disa njerëz mund të debatojnë se ka një arsye egoiste prapa të qënit filantrop. Gjithësesi, do të thoja që është shumë e thjeshtë dhe pak pesimiste. Në disa raste lind një dëshirë e natyrshme për të ndihmuar të tjerët, dhe mund ta bëjmë përmes filantropisë. Gjithashtu përfitojmë bonus edhe një stimul pozitiv mendor që ofron dhurimi.

Sean Stannard-Stockton shkruan në Stanford Social Innovation Review se të qënit filantrop rrjedh nga më shumë se të jesh një ekonomist i thjeshtë. Ai shprehet se të qënit altruist apo të dhurosh financiarisht (dhe do të shtoja në mënyra të tjera përveç asaj monetare) është pjesë e humanizmit meqënëse, ai thekson, ne jemi “kafshë që jetojmë të bashkësi”. Lidhjet sociale që krijomë rrjedhin nga mirëqënia jonë, ndaj nuk është aq e vështirë të besosh se të dhurosh në një farë mënyre është e shëndetshme për ne. Forcon komunitetin tonë. Për të replikuar dhe hedhur poshtë personat që shprehen se njerëzit dhurojnë për arsye egoiste, Sean thekson:

“Njerëzit janë të ndërlidhur me njëri tjetrin na pëlqen apo jo. Fakti që të ndihmosh të tjerët gjithashtu na ndihmon edhe ne nuk pakëson aktin e dhurimit. Është fakti brilant i jetës që bën komunitetin të vazhdojë të jetoj.”

Në një artikull për The Guardian, studiuesit Michael Sanders and Francesca Tamma shkruajtën:

“Shpjegimet për dhurime bamirësie ndahen në tre kategori të mëdha, duke filluar nga altruizmi i pastër – dhurova sepse vlerësoj të mirën sociale që bamirësia ka bërë.  Altruizmi “i papastër” – dhurova sepse dua të nxjerr vlera duke ditur që kontribuova në një të mirë sociale nga bamirësia. Dhe aspak altruizmi – dhurova sepse dua të tregoj tek partnerët potencial se sa i pasur jam.”

Më pas, ata e analizuan pak më shumë (dhe ata i mbështetën pretendimet e tyre me shumë, dhe dua të theksoj shumë më shumë, kërkim), dhe arritën në disa tema mbi dhurimin. Ata vendosën: një, njerëzit do të mund të japin “zemrën” në vend të “kokave të tyre”. Pra, nuk ka të bëj aspak tek statistikat pas aktit të dhurimit apo sa i suksesshëm ishte një event bamirësie apo sa e suksesshme një një organizatë jo-qeveritare është. Nëse ka një histori me të cilin njerëzit mund të ndjejnë keqardhje, atehërë janë më të prirur që të përgjigjen duke dhuruar. Kjo gjithashtu është mbështetur kërkimi që tregon se historitë që nxisin njerëzit, donacionet bëhen, krijohet një tendencë, hiostoria theksohet më shumë, dhe kontribuojnë më shumë për shkaqet ku një ose një grup njerëzish janë diskutuar si në nevojë.

Dy, njerëzit mund të influencohen për të dhuruar nga njerëzit përrreth tyre. Dhe siç Michael dhe Francesca nxorrën në pah, persanat që lidhen me dhurimin jo domosdoshmërisht duhet t’I njohin ata. Ata japin një shëmbull shumë të mirë se si donatorët do të dhuronin më shumë para në fushatën e the Bill and Melinda Gates Foundation në ndryshim të një fushatë nja një entitet i panjohur apo një donator i panjohur.

Tre, njerëzit dhurojnë më shumë kur shohin të tjerë që dhurojnë. Në thelb, nëse grupi juaj social po dhuron, ka shumë gjasa që edhe ju do të dhuroni.

Ndonëse ky kërkim është, sigurisht, interesant, shërben gjithashtu qëllim përveç thjesht shpjegimin e dhurimit: Mund të shërbej si një mjet për organizatat për të optimizuar strategjitë e tyre të ngritjes së fondeve.

Pavarësisht, në fund të ditës, duke dhuruar të bën të ndihesh mirë dhe shërben jo vetëm tek shëndeti mendor por gjithashtu tek ata që po dhuron. Ne ju inkurajojmë ju që të vazhdoni të ndiheni mirë dhe të merrni pjesë në evente filantropike 😉 Për mundësi dhurimi, ju lutem vizitoni faqen tonë në Facebook ku ne postojmë mundësitë për të dhuruar në të gjithë Ballkanin Perëndimir.

Gjithashtu, ne dëshirojmë të njohim rreth jush dhe arsyet e dhurimit. Ju lutem na tregoni në komentet tuaja!

About author

client-photo-1

Alex Cooper

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published.