Webinar Falas: Nevojat Teknologjike të Organizatave Jofitimprurëse në Ballkanin Perëndimor

Srpski/Hravatski/Bosanski/Crnogorski - English - Shqip - Македонски

 

Kjo krizë ka detyruar të gjithë organizatat jofitimprurëse për një transformimin digjital. Edhe pas gjashtë muajve, ekziston ende një hendek masiv midis nevojave tona teknologjike dhe aftësive tona aktuale.

Catalyst Balkans, i mbështetur nga USAID, Trusti i Ballkanit për Demokraci, dhe Fondi Europian për Demokraci, zhvilloi një sondazh me partnerët e saj rreth nevojave digjitale dhe teknologjike të organizatave jofitimprurëse në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi.  

Në vijim ju prezantojmë rezultatet e sondazhit dhe duam të diskutojmë me ju rreth zgjidhjeve të mundshme.

Në këtë webinar ju do të mësoni:

  • cilat janë sfidat më të rëndësishme teknologjike për organizatat jofitimprurëse në Ballkanin Perëndimor
  • cilat zgjidhje janë tashmë në dispozicion falas ose me çmime të zbritura
  • si donatorët, kompanitë dhe organizatat e tjera mund t'ju mbështesin
  • çdo gjë tjetër që dëshironi të mësoni!

 

Mësoni se si mund ta bëjmë teknologjinë më të disponueshme për organizatat jofitimprurëse dhe le të diskutojmë se si mund ta kapërcejmë këtë hendek së bashku.

Formularin
Zgjidh webinarin(et) në të cilin dëshironi të merrni pjesë