NPTech: Sondazh mbi nevojat teknologjike të organizatave

SrpskiBosanski - CrnogorskiShqip - Македонски - Hrvatski

Të nderuar,

Ju prezantojmë një pyetësor për përdorimin e zgjidhjeve teknologjike në punën e organizatave jofitimprurëse dhe mediave të pavarura. Qëllimi i këtij hulumtimi është të mësojë më shumë rreth statusit aktual dhe nevojave të organizatave jofitimprurëse dhe mediave të pavarura në lidhje me përdorimin e zgjidhjeve teknologjike për përmirësimin e punës së tyre.                                            

Rezultatet e pyetësorit do të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë se cilat janë nevojat tuaja, si dhe pengesat me të cilat jeni ballafaquar gjatë përdorimit të zgjidhjeve teknologjike, në mënyrë që t'i demonstrojmë siç duhet ato para donatorëve të cilët mund t'ju ndihmojnë të tejkaloni disa nga sfidat. Përgjigjet tuaja janë një ndihmë e madhe për ne, prandaj ju lutemi të shënoni sa më shumë mundësi.

Koha mesatare e plotësimit të këtij pyetësori është 20 minuta. Ju lutemi plotësoni deri në datën 3 qershor.

Vetëm ekipi hulumtues i Catalyst Balkans do të ketë qasje tek përgjigjet tuaja. Rezultatet do të paraqiten në mënyrë anonime dhe në formë të përmbledhur. Nëse dëshironi të qëndroni të informuar për rezultatet e pyetësorit, ju lutemi lini adresën tuaj të postës elektronike, pasi do të shërbejë vetëm për të krijuar një lidhje më të mirë me organizatën tuaj.

Faleminderit që na ndihmuat të gjejmë më shumë rreth nevojave tuaja teknologjike!

Organizata juaj
Sondazh mbi praktikën dhe nevojat e organizatës
7) Cilat paketa të programeve kompjuterike ju nevojiten?